Mbesa e një rasti të dyshuar me COVID-19, përkatësisht të një 84-vjeçari i cili vdiq në një tualet në një spital të Napolit në fillim të kësaj jave tha të premten se ai u mbyt.

Bëhet fjalë për një pacient, një video e të cilit u bë virale, duke nxitur reagime të shumta.

Dhe mbesa e Giuseppe Cantalupo, ka shkruar në Facebook se “një vdekje e tillë nuk është e kuptueshme, ai ishte gjyshi im, shoku im më i mirë, dhe ju e mbytët atë, në mënyrën më brutale të mundshme, me turp”.

“Frikacakët nuk patën guximin të na tregonin gjendjen në të cilën u gjend. Si përfundoi i vetëm në atë banjë? Si u fut atje? Ai nuk ishte në një gjendje për të shkuar në banjë vetëm. Ku ishin infermierët? Mjekët?. Ata madje nuk na lanë ta njohim trupin, duke na thënë ‘është me COVID, ai është në një qese (trupi)’”.

Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Emilio Borrelli bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për të vërtetuar të vërtetën e akuzave “jashtëzakonisht të rënda” të La Monica.

Ndërkohë ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio e quajti “tronditëse” rastin e të vdekurit, i cili besohet të ketë vdekur nga një sulm në zemër.

Prokurorët e Napolit kanë sekuestruar trupin dhe kanë hapur një hetim edhe për autorin e videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb