Deputeti Andi Përmeti ka akuzuar në parlament Edi Ramën se keqpërdori kujdesin dhe bindjen e shqiptarëve për pandeminë.

Përmeti paralajmëron Ramën që mos tallet më me popullin shqiptar, pasi pavarësisht se është i varfër ka dinjitet, dhe reagimi do jetë aq i ashpër sa fjalët fyese të disa ditëve më parë nga Aleksandër Gjoka do i duken përkëdhelje.

 

”Shqiptarët në filliim u bindën dhe u kujdesën. Por ky kujdes dhe bindje u keqpërdor nga Rama derisa arriti në tallje. Vetëm para pak ditësh deklaroi mbylljen e bizneseve në gjithë Shqipërinë. Të nesërmen qindra gjoba u vendosën, pasi nuk rrinë dot deri në 12 të natës për ta ndjekur nga FB. Nga ai FB që deklaroi dje se ishte shpëtimtari. As mjekët, infermierët apo zoti, por ai babai nga Surreli, i kishte shpëtuar.

Nuk e kupton nëse ai tallet me shqiptarët, apo është bërë ai për të tallur. Por njoftoi jo për pandeminë, jo për gjendjen e jashtëzakonshme, por se ashtu i tha mendja, dhe do të mbyllë nga tetori deri në mars të mbyllë të dielat për makinat.”- tha Përmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb