Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat. Kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat u bë nga PD e LSI. Ndërkaq nesër do të jepet vendimi për rinumërimin e votave dhe do të shqyrtohet ankimimi për Vlorën.

Po sot, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar me shumicë votash ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: