Greqia shpreson për një dyfishim të të ardhurave nga turizmi këtë verë pas sezonit 2020, të prekur seriozisht nga pandemia, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai theksoi se nuk do të bënte asnjë kompromis përsa i përket shëndetit për pritjen e turistëve, pesë ditë pas rihapjes zyrtare të sezonit të verës.

“Vitin e kaluar ne ishim me 25% (të të ardhurave) nga 2019, këtë vit shpresojmë që të kalojë 50%”, theksoi kreu i qeverisë konservatore në një forum në internet.

“Turizmi, jetik për ekonominë greke, përfaqësonte para pandemisë gati një të katërtën e PBB-së. Por PBB-ja ra nga 18 miliardë euro në 2019 në vetëm 4,28 miliardë euro në 2020, me vetëm 7,4 milionë, me 76,5%”, sipas shifrave nga Konfederata Greke e Turizmit.

Greqia ka nisur zyrtarisht sezonin turistik duke hequr në të njëjtën kohë kufizimin prej shtatë muajsh dhe rihapi kufijtë për të gjithë udhëtarët e vaksinuar ose që paraqesin një test negativ të COVID-19.

Mitsotakis do të inaugurojë të mërkurën në mbrëmje aeroportin ndërkombëtar të Selanikut, vendi i dytë përsa i përket trafikut, rinovuar në kuadër të një plani investimesh prej 440 milionë eurosh nga grupi gjerman “Fraport”.

Në total, 14 aeroporte rajonale të Greqisë janë rinovuar në kuadër të këtij programi të nisur në 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb