Një muaj pas përplasjes në konferencë në Ankara, ministri i jashtëm Nikos Dendias ka dhënë mesazhe pozitive për marrëdhëniet Greqi-Turqi.

Dendias është shprehur se Greqia kërkon të ulë tensionet me Turqinë.

Gjithsesi Dendias ka vendosur edhe kushte për përpjekjet e uljes së tensioneve, siç janë ndershmëria, shmangia e provokimeve si dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe ligjit për detin.

Një muaj më parë Dendias ‘shpërtheu’ në Ankara duke akuzuar në një konferencë Turqinë, teksa në krah kishte homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu. Nuk dihet nga erdhi reagimi e ashpër i Dendias, por mediat greke zbuluan sipastyre se Dendias ishte provokuar si nga homologu i tij ashtu dhe nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb