GREQI

Pashkët do të festohen këtë fundjavë nga besimtarët ortodoksë dhe duket se Greqia do të shtrëngojë masat për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Siç shkruajnë mediat greke, është në lojë mundësia që këtë fundjavë, të shtunë dhe të dielë qytetarët të mos lejohen të lëvizin  me makina dhe grekët ta festojnë vetëm festën në shtëpitë e tyre.

Edhe tani makinat lejohen të qarkullojnë brenda qyteteve në Greqi por me autorizime dhe për arsye të forta për vetëm 1 orë. Pashkët ortodokse festohen nga shumica dërrmuese e popullsisë greke dhe shkaktojnë grumbullime masive gjë që Greqia po tenton ta evitojë me mbylljen e kishave, kufizimin e këmbësorëve dhe makinave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb