SERBI- “Toka e Kosovës është tokë serbe derisa atje të ketë shenjtorë serbë dhe trashëgimtarët të martirëve të rënë”, ka thënë patriarku serb Irinej në festën e Vidovdanit.

“Derisa të ekzistojë Stefani i Deçanit në Deçan patriarkana e Pejës, Graçanica e mbretit Milutin dhe Gazimestani dhe të gjithë ata që ranë për fe dhe të vërtetën kjo tokë nuk mund të jetë e askujt pos e trashëgimtarëve të tyre”, ka thënë Irinej, shkruan “Koha.net”.

Në fjalimin e tij pas liturgjisë së shenjtë, të cilën e shërbeu në portën e Manastirit në Graçanicë, patriarku ka thënë se Serbia pa Kosovën nuk është Serbi.

“Çka është Serbia pa Kosovën? Është një i vdekur pa shpirt dhe zemër”, tha patriarku serb.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb