BRITANI E MADHE

Idris Elba është mashkulli më seksi në botë. Sipas revistës “People” aktori 46-vjeçar shpallet mashkulli më seksi në planet për këtë vit.  Ylli britanik i cili ka luajtur në serialet “The Wire” dhe “Luther” e në filmat e njohur si “American Gangster”, “RocknRolla” , “Thor”, ” Pacific Rim”, “Avengers: Infinity War” u shpreh shumë i habitur për kurorëzimin e revistës së famshme.

Që prej vitit 1987, kurora e mashkullit më seksi në botë nuk shkonte për një me ngjyrë. Në atë kohë ajo u mbajt nga aktori Denzel Washington.

Idris Elba pas marrjes së titullit ka qenë i ftuar i Jimmy Fellon në “Tonight Show”, ku dhe tregoi se mamaja e tij do të ndihet shumë krenare për të.

Aktualisht Elba është i fejuar me Sabrina Dhowre, me të cilën ka thënë se do të martohet shumë shpejt. Aktori britanik ka edhe dy fëmijë, vajzën 16 vjeçe Isan dhe djalin 4 vjeç Winston të lindur nga marrëdhëniet e tij të mëparshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb