Dy vite më parë, shkrimtarja e njohur Flutura Açka u përball me humbjen e madhe, atë djalit të saj të vetëm 18-vjeçar. Dy vite më vonë, ajo duket se ka m♪7suar t♪7 jetojë edhe pa të, duke i kushtuar një libër.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.

“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, shkruan veç të tjerash shkrimtarja.

Kujtojmë se djali i saj 18-vjeçar u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i plotë:

“Biri”, së shpejti…

Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.

“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.

Përgjatë shtatorit…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb