Italia kërkon të harroj sa më shpejtë zhgënjimin për mos prezencën në Botëror, kërkon të lë pas krahëve këtë kapitull të errët, për të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset për në “Euro2024”.

Projekti i ri i Roberto Mancini-t nis sot në mbrëmje nga “Air Albania”, ku përballë Shqipërisë është një test i rëndësishëm për të parë në aksion disa elementë të rinj. Sigurisht ky nuk do të jetë një muaj i lehtë për “azzurrët”, nuk është e lehtë të shohin Botërorin nga shtëpia, por nuk është as koha për të qarë atë që nuk arritën, por për të parë me optimizëm të ardhmen.

Objektivi i parë është të pasurojnë ekipin më elementë cilësorë, pasi Mancini është i detyruar në këtë pikë, duke parë që një pjesë e mirë e lojtarëve që fitoi Evropianin brenda në Wembley nuk janë më të disponueshëm.

Italia bën pjesë në një grup me Anglinë, Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën, nuk ka asnjë justifikim në këtë pikë, duhet të jenë gati në kohë për të mos vënë në diskutim kualifikimin në Evropian.

Nuk mungojnë emrat e rinj në këtë miqësore kundër Shqipërisë duke nisur nga Pafundi, për të vijuar me Fagioli e Miretti. Sigurisht ka dhe lojtarë të tjerë të rinj që mund të mbështet në të ardhmen, futbollistë si Zaniolo, Chiesa e Tonali, thjesht Mancinit i duhet më shumë kohë për të gjetur formulën fituese, eksperimentet vijojnë që sot në mbrëmje në “Air Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: