Shteti perëndimor i Indisë, Gujarat, është përgatitur për ciklonin Tauktae, e cila thuhet se do të jetë stuhia më e fortë që ka goditur këtë rajon, që nga viti 1998.

BBC shkruan se deri më tani, të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur e mijëra të tjerë janë evakuuar në dy ditët e fundit, për shkak të shirave të shumta. Departamenti i meteorologjisë tha se stuhia është intensifikuar në një “stuhi ciklonike jashtëzakonisht të egër”.

Shpejtësia e erërave sipas raportimeve, varion deri në 160 km/ orë. Cikloni i fuqishëm vjen në një kohë, kur India po përballet me rate të shtuara të infektimeve dhe viktimave nga COVID-i.

Shumë nga spitalet në vend ndodhen në kolaps dhe kanë mangësi të pajisjeve të oksigjenit.

Ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 ka një mesatare prej 4 mijë personash për një ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: