Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb