Ishte e martë, 28 shkurt 2023, ora 23:21, kur akrepat e orës u ndalën përgjithmonë për 57 pasagjerë, shumica të rinj, pas përplasjes së dhunshme të trenit të pasagjerëve Intercity 62 me trenin tregtar në Tempe. Një datë që do të mbetet thellë e gdhendur për humbjen e padrejtë të shpirtrave njerëzorë dhe dhimbjen e padurueshme që u shkaktoi familjarëve të viktimave dhe mbarë Greqisë.

Pak pasi ndodhi ngjarja, forcat e ndërhyrjes së EKAV dhe EMAK, ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë shkuar në vendin ku ndodhi përplasja brenda pak minutash nga përplasja fatale. Pasi kanë marrë sinjalin për daljen e trenit nga binarët, ata nxituan në vendngjarje, në pamundësi për të llogaritur tragjedinë e rëndë. Në spitalet e Larisës u dha alarmi urgjenca u bë gati.

Në vijën e betejës ishte dhe Zografia Kyriakou, e cila ishte shpëtuesja e parë që mbërriti me ekuipazhin e EKAV-it të Thesalisë. Në një intervistë që ka dhënë për onlarissa.gr, ajo tregoi çastet e tmerrit kur u përball me tragjedinë.

Arritëm rreth njëzet minuta pas raportimit të ngjarjes. Pas nesh ishin katër ambulanca nga Larisa dhe një nga Gonnos. Ndaluam në një pikë ku mund të shihnim njerëz që lëviznin, ata duhet të kenë qenë në vagonin e fundit. Këta njerëz ndoshta nuk e kuptuan se çfarë tragjedie kishte përpara, ata thjesht mund ta kishin dyshuar atë. Shumica e tyre kishin lëndime të lehta, ndërsa të tjerët u plagosën më rëndë. Në një moment erdhi një i ri, i cili kishte në vendngjarje të fejuarën, por që fatkeqësisht e humbi atë.

“Një herë kemi transportuar tre të plagosur (në spital) dhe në transferimin e dytë, gjatë kthimit për në vendngjarje, na udhëzuan të shkonim nga ana e poshtme. Deri në atë moment ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte atje. Ambulanca të tjera kishin mbërritur tashmë. Ishim shumë dhe në një moment… morëm trupa të pajetë. Ngjarja është e freskët për ne. Dhe nuk mund ta imagjinoj se si ndihen këto familje. Ngjarja në fjalë na ka përndjekur dhe neve që nuk i njihnim këta njerëz.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: