TIRANE – Këngëtarja Eneda Tarifa ka folur në emisionin “Elite Zone” për statusin e gazetarit Milaim Zeka, i cili rrëfeu për një përplasje mes përfaqësues së Shqipërisë në Eurovision dhe stilistes Bora Kokëdhima. Eneda pranoi se ka patur probleme të vogla me stilisten, por theksoi se është e kotë të flasësh për gjëra që realisht nuk kanë vlerë.

“Këto janë gjëra shumë personale dhe janë procese shumë të ngushta, që ndodhin në një punë të caktuar. Unë mendoj që duhet parë e përgjithshmja. Unë e falënderoj Milaimin që ma ka hyrë në lëkurë, dhe duke më parë në vështirësira të ndryshme herë pas here. Por nga ana tjetër më duket e kotë që të flasësh për gjëra që nuk kanë vlerë realisht dhe nuk kanë thelb, sepse e rëndësishme është se si u jam dukur pjesës më të madhe të njerëzve.” – deklaroi Eneda Tarifa.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: