TIRANË

Një përplasje mes vëzhguesve të votave është regjistruar sot në shkollën “1 Maji” në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në këtë KZAZ do të zëvendësohen vëzhguesit.

Është parë e arsyeshme një pushim prej 4 orësh për momentin. Në këtë KZAZ aktualisht është ndërprerë procesi i numërimit të votave të një zone periferike në Tiranë, kryesisht të zonës së Dajtit.

Më herët, në këtë KZAZ ka pasur konflikte. Më pas, konflikti ka percipituar në ambientet e jashtme të KZAZ.

Janë shoqëruar nga policia 8 persona, është regjistruar kallëzim penal nga vëzhguesi i PD-së.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb