Petri Bozo ka një karrierë të gjatë dhe në “Dola te Ola” u ndalën te disa nga momentet kryesore të jetës së tij, që kanë shënjuar dhe kanë lënë gjumë tek ai.

Teksa në studio u shfaq një fotografi me Kujtim Prodanin, ai me keqardhje tha se ishte një ikje e parakohshme e një djali shumë kurajoz, që e donte shumë jetën dhe që i gëzohej çdo momenti, por që fatkeqësisht në momentin e fundit e kishte neglizhuar Covid-19, çka solli edhe ndarjen nga jeta të kantautorit të njohur.

Petri kujtoi edhe takimin e fundit në distancë që ka patur me të. Ata ishin takuar në oborrin e RTSH-së, ku Kujtimi sapo kishte mbaruar një projekt muzikor, dhe Petri tha se e kishte ftuar në festën e kalendarit, ku Kujtim Prodani ka qenë i pranishëm çdo vit, por këtë herë nuk kishte pranuar. “Nuk vij se ti mbledh shumë njerëz dhe na kap ndonjë covid”, ishte shprehur kantautori.

Ndërkohë një moment shumë i rëndësishëm në karrierën e Petrit si regjisor ka qenë në “Kampionatin Botëror të Aeronautikës”, i cili ka qenë 5 orë transmetim live për 6 ditë rresht. U zhvillua në lungomaren e Vlorës, dhe konkurronin 180 pilotë nga e gjithë bota.

Në fund regjisori mori një videomesazh nga një mik i tij i ngushtë, me të cilin ruan miqësinë që nga Akademia e Arteve. “Miqësia ruhet gjatë kur nuk ka çështje interesi”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb