Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 vezë
150 ml. qumësht
150 ml. kos
150 ml. ujë
Nenexhik
Majdanoz
Kopër
2 qepë të njoma
1 gotë e vogël ouzo
100 gr. djath kaçkavall
Pak kripë
Rreth 250 gr. miell

Përgatitja
Rrahim vezët me qumështin, ujin dhe kosin dhe shtojmë erëzat e grira imët. Shtojmë ouzon, kripën, djathin duke trazuar dhe në fund miellin. I skuqim në vaj luledielli ne temperaturë të mesme në të lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: