Në stinën e verës me rritjen e temperaturave, shtohen edhe problematikat stinore që lidhen me shëndetin e njeriut. Një ndër to, është edhe pickimi nga mushkonjat të cilat janë aq të bezdisshme për shumë njerëz dhe të dëmshme gjithashtu. Pickimet nga mushkonjat mund të shkaktojnë lloje të ndryshme reagimesh, të cilat mund të variojnë nga të lehta deri tek ato të rënda.

Përveçse janë kryesisht të mërzitshme, të vogla dhe pothuajse të padukshme, mushkonjat janë ndoshta ndër insektet më të rrezikshme në planet për shkak të faktit se ato shkaktojnë miliona vdekje çdo vit. Shumica e specieve të mushkonjave janë zakonisht të padëmshme, por disa prej tyre, ato të rrezikshmet, janë insekte të vërtete gjakatare që kanë aftësinë për të transmetuar lehtësisht sëmundjet tek njerëzit. Për pjesën më të madhe, pickimet e mushkonjave nuk janë asgjë më shumë sesa nervozizëm që do të zhduket pas 24 orësh. Por ky nuk është rasti për personat me imunitet të ulët që shpesh janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

I ftuar në Vila24 eksperti Kristaq Bërxolli tregoi se disa nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohen nga mushkonjat përfshijnë: Ethet tropikale (‘dengue fever’), infeksioni Zika, ethet e Nilit Perëndimor, malaria, etj. Në vendin tonë, këto sëmundje vërehen rrallë, por nëse shkoni në një udhëtim në zona me rrezik të lartë, është mirë t’i njihni nga afër dhe të keni kujdes, pra të shmangni pickimet e mushkonjave.

“Ne nuk mund ta zhdukim mushkonjën por mund të mbrohemi. Në orën 12:00 të ditës dhe para perëndimit të diellit ato kanë kulmin e agresivitetit dhe duhet të mbrohemi. Njerëzit duhet të eliminojnë krijimin e pellgjeve të ujit, pasi ato janë ambienti përshtatshëm për krijimin e tyre, sidomos ata që kanë sidomos shtëpi private. Nga krijimi i tyre bëhet i mundur dhe transmetimi i sëmundjeve. Një masë tjetër e rëndësishme është përdorimi i solucioneve që mundëson largimin e tyre”, -tha eksperti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: