TIRANE- Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa janë përplasur publikisht, pas nismës së këtij të fundit për ndalimin e transmetimit të filmave të komunizmit.

Ndërsa Hila kritikoi nismën e Tufës, kur tha se nuk mund të seleksionohet kultura sipas standardeve ideologjike, dhe shtoi se media nuk duhet t’i japë zë kësaj kulture për plehra “trash-culture”, Tufa i përgjigjet ashpër.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Tufa e cilëson Hilën si “krimb plehu”, dhe i kujton kohën kur sipas tij, i ati hetues i diktaturës torturonte femrat.

Më tej Hila ka replikuar për akuzuat që Tufa ngriti ndaj babait të tij, duke sqaruar se i ati ka qenë oficer inteligjence,ndërsa të gjitha deklaratat e Tufës për “ngacmimet e femrave” sipas tij, janë vetëm “sajime të fantazisë së tij të varfër për ta berë sulmin sa më të ndyrë, ose të manipuluara nga dosje të vjedhura për të cilat duhet të përgjigjet penalisht”.

STATUSI I AGRON TUFËS
Kritik letrar apo Barbar në KopshtPas I. Kadaresë, A. Fugës, S. Hamitit, L. Topçiut e shumë penave të tjera, me vlerësimin e krijimtarisë sime letrare po përpiqet të merret dhe … mender me thanë… Dritan Hila. Se ç’lidhje ka ky Lyth sekrecionesh enveriste me letërsinë, pak e kuptoj. E duke qenë se në këtë “kopsht” (letrar) ai është thjesht një “barbar”, që hyn të dhunojë, më takon mua ta trajtoj, siç e meriton, dmth, si barbarin në Kopsht. Dikur, psh, në kohërat antike/postantike, barbarit dhunues i prisnin hundët, ndonjë copë vesh, e ndonjë rudiment tjetër etj, etj., por mos e dhashtë Zoti të veprojmë me të njëjtat metoda, siç vepronte gjatë diktaturës i ati i Dritanit, hetues mizuer, me të burgosurit e pambrojtur politikë -sidomos me femrat.Dritanin s’e lë të qetë titulli i një romanit tim – “Tenxherja”, (nderuar me çmimin “Rexhai Surroi”, si romani më i mirë i vitit, Prishtinë 2010). Tenxherja në roman është thjesht një mjet, që lidh narrativa të përgjakshme burgjesh të komunizmit, burgje të cilat i ngriti i ati i Dritanit me shokë, burgje ku vuajti im atë me shokē, tenxhere burgjesh me të cilën tallet i biri i atij që i ngriti këto burgje. Bravo, antropoid i lirë! Edhe një tjjetër si ti u mundua para ca vitesh të tallet, me të njëjtin roman, edhe ai bir vrasësi e ndërtues burgjesh, por u çmend dhe vrau veten.Por kthehemi tek interesi i papritur i antropoidit tonë për kopshtin tim letrar.Si duket, është fiksuar keq dhe e paska humbur qetësinë, sepse:S’i hahet, s’i pihet,Numëron tespihet.Çdo mëngjes DritangutI del njëra mangut.Po mjaft! Se ç’përfaqëson kjo pako antropomorfe ekskrimentesh në vargmalet me pleh të tranzicionit tonë, këtë gjithmonë e kam ditur, për shkakun elementar, se plehu kutërbon. Ajo që nuk e kisha ditur ende ishte teza: “A ekziston vallë hierarkia midis plehërave?”. Kisha, në parim, përshtypjen se jo. Paskam qenë dallash! Se ka pleh, po ka ku e ku më keq: pleh plehu! Në e daçi dhe më saktë: krymb plehu!

PËRGJIGJET DRITAN HILA
“Sot sapo hapa syte morra vesh qe autori romanit “Tenxherja”, Agron Tufa, me kishte sulmuar ne FB me nje gjuhe te denje prej burgaxhiu. Eshte momenti i vetem qe kuptoj sesa e eger ka qene diktatura komuniste, kur shikoj deformime te tilla karakteriale.
Ne perroin e tij psiqik nuk kishte asgje qe lidhet me temen ku une e kisha permendur dhe qe bente fjale per filmat, por vetem shante duke zene nga im atë, dhe deri tek familja dhe martesa. Kjo eshte nje nder deshmite qe diktatura jo vetem i ka hyre ne palce, por ka degjeneruar ne formen e diktatures se rruges.

Dua te sqaroj se babai im ka qene oficer i kunderzbulimit (madje i larte), apo siç njihet ne zhargon “oficer inteligjence”.

Inteligjence qe Tufa nuk e zoteron aspak. Objekti i punes se tyre ka qene zbulimi i veprimtarise se agjenturave te huaja dhe asnjehere hetimi i cili ka qene sektor me vete. Madje nuk ju lejohej identifikimi. Besoj se edhe Tufa e ka marre vesh se ky vend ka qene, eshte dhe do te jete synim i armiqve te huaj ndaj te cileve duhet mbrojtur dhe kete e bejne njerez dhe sherbime te inteligjences dhe jo levrues te drurit si idhulli i tij Gazidede.

Keto dosje nuk jane hapur dhe nuk do hapen pasi kane te bejne me sigurine e vendit. Ndaj ato qe thote per ngacmime femrash nuk jane asgje me shume, vetem se sajime te fantazise se tij te varfer per ta bere sulmin sa me te ndyre, ose te manipuluara nga dosje te vjedhura per te cilat duhet te pergjigjet penalisht.

Sa per staturen e tij publike dhe artistike, sot me shume se kurre jam i bindur ne zgjedhjen qe kam bere per mos harxhuar kohe te lexoj krijimet e tij. Nuk ma mbush mendjen asnje lloj rekomandimi. Ashtu sikurse jam i ndergjegjshem se njerez te tille jetojne vetem nepermjet presionit dhe sharjeve me te cilat trembin zyrtare per te zhvatur fonde dhe programe. Dhe per kete fajin nuk e ka Agroni, por ata qe lëvrojnë fonde per te financuar plehra.”
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: