Një sherr mes bashkëshortëve ka përfunduar në dyert e policisë në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur në Ersekë, ku dy bashkëshortët A. Z., 61 vjeç dhe H. Z., 58 vjeçe janë konfliktuar dhe kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht njeri-tjetrin. Pas denoncimit policia nisi procedimin në gjendje të lirë për të dy.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 61 vjeç dhe H. Z., 58 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb