Shtetasi Ervin Memo është ngujuar ne makinën e tij në një sipërfaqe toke që pretendon se e ka me dokumentacion të rregullt dhe nuk del prej aty me frikën se mbi këtë sipërfaqe toke do të nisin punimet për ndërtimin e një shtylle të tensionit të lartë.

Memo ka deklaruar se është kontaktuar nga ana e firmës e cila do të vendos shtyllën, dhe i është konfirmuar se kjo e fundit nuk do të vendoset në tokën e tij, ndërsa me pas ka vënë re se toka është piketuar. Memo ka vendosur makinën ne brendësi të tokës dhe thotë së këtë të fundit prej vitesh e ka në pronësi me dokumente të rregullta dhe se ky proces po manipulohet.

Fieraku ka shtuar se në bazë të dokumentacionit shtylla duhet të vendoset në një hapësirë tokë që në hartë rezulton tokë shtete, rrugë, por që nga ana e firmës është piketuar toka e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: