Analisti Arjan Vasjari i ftuar në ‘News24’ ka komentuar ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit të votave, ku deri më tani kryeson PS-ja me 73 mandate.

Gjatë fjalës së tij Vasjari duke bërë një analizë të shifrave të deritanishme, tha se situata po shkon drejt një paqartësie.

Mes të tjerash ai shprehu habinë e tij për faktin se në 2021-in nuk e mendonte se në skema shqiptare do të ishte 4 polare, PS, PD, LSI dhe PSD.

“Çfarë konstatoj unë nga situata paradite deri në drekë. Konstatoj se nëse deri nga dreka dinamika e pasdrekës deri në këto momente, më orienton se po shkojmë drejt një paqartësie. Kanë ngelur gati 1707 kuti të pa numëruara. Nga dreka ku kanë qenë 2700 kuti, PD ka pasur 55 mandate.

Më pas rikuperoi mandate, dhe më pas PS shkoi 73 mandate. Ajo që konstatoj unë, është se jam duke bërë një analizë mbi një trend, këtë se bëj dot në detaje. Po bëj analizë mbi termat makro. Pas 1700 kutive, kemi një dinamikë që s’ka qenë deri në drekë. Janë rikuperuar 5 mandate nga PD. Ky trend und të më përgënjeshtrojë mua për 5 minuta. Nëse ky trend do respektohej. Po shkojmë drejt një paqartësie, edhe pse në drekë thoja se situata ishte e qartë. Nëse bëjmë një shumatore, në 2021-in kush e mendonte se skema shqiptare do të ishte 4-polare (PSD). Se kam pasur imagjinuar, skam pasur sinjale, por duhet ta respektojmë pasi është detyrim demokratik. Në një aritmetikë të thjeshtë kemi të ndërthurur koalicionet post-elektorale. Bëhet fjalë për 1 mandat për 4 mije e ca zgjedhës. Në terma sasiore, diferenca mes dy poleve është 46 mijë. Nuk reflekton kjo diferencë në shifra si diferencë mandatesh. Janë 10 mandate më shumë. Është pasojë e formulës. Ajo është formula, s’ka padrejtësi. Por është diçka që duhet bërë, pasi mua më zbulon që kjo formulë, pavarësisht korrektimeve, duhet ti bëjmë më të mirat të mundshme. Votat në hyrje duhet që në mundësin e tyre më të madhe të përputhen me numrin e mandateve. Kjo është thirrje që modestish duhet ta bëjnë përmes një formule. Ky është një fakt i dhënë.”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: