Përtej La Manshit janë të sigurt: Pol Pogba nuk do të qëndrojë më te Mançester Junajtidi. Ylli francez u ka rrëfyer shokëve të skuadrës se ka ndërmend të largohet shumë shpejt nga “Old Trafford” dhe duke parë dritaren më të afërt të merkatos, atëherë kjo lëvizje do të bëhet në verë.

Mesfushori kampion bote është i bindur se aventurës së tij me “Djajtë e Kuq” i ka mbërritur, pavarësisht se në dhomat e zhveshjes konsiderohet një nga elementët kyç. Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të zhvillohet karriera e tij, teksa dy skuadrat më të interesuara për të kanë qenë Reali i Madridit dhe Juventusi.

Por nuk do të jetë e lehtë pasi duhen mbi 100 milionë euro dhe duhet bindur Mino Raiola.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb