Policia italiane ka ndërmarrë një tjetër aksion për arrestimin e drejtuesit të “Cosa Nostra”-s, i cili është një nga njerëzit të kërkuar në botë, Matteo Messina Denaro.

Karabineria zbatoi urdhrat e lëshuara nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Palermos kundër 70 të dyshuarve, 35 prej të cilëve u arrestuan. Ata akuzohen për arsye të ndryshme për shoqërim të tipit mafioz, zhvatje, për rrëmbime, vepra narkotike, armëmbajtje pa leje, lojëra të fatit dhe krime të tjera, të gjitha në kuadër të metodave dhe modaliteteve mafioze.

Po ashtu u bënë disa sekuestrime. Aksioni është pjesë e hetimeve të kryera për kapjen e bosit Matteo Messina Denaro, i arratisur prej rreth tridhjetë vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb