Kufizimet shëndetësore, që hynë në fuqi këtë javë në pjesën më të madhe të Portugalisë, me një gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim nate, do të shtrihen në territore të tjera duke filluar nga e hëna, njoftoi sot kryeministri Antonio Costa.

“Numri i bashkive me një rrezik të shtuar të përhapjes së COVID-19 do të rritet nga 121 në 191 bashki”, tha ai pas këshillit javor të ministrave.

“Situata është serioze dhe më kritike sesa ajo që përjetuam gjatë fazës së parë të pandemisë”, shtoi kreu i qeverisë socialiste.

Rreth 70 % e 10 milionë banorëve në Portugali tashmë kanë detyrën qytetare që të izolohen në shtëpi, të punojnë në distancë, por pa mbyllur shkolla, dyqane, restorante ose hapësira kulturore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb