GREQI

Drejtori i gazetës Kathimerini në Greqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Aleksis Papakelas bëri testin për koronavirus dhe thotë se kuptoi të hënën se ishte prekur nga COVID-19.

Ai bëri vetë lajmin të ditur në një kolonë të gazetës së tij dhe shprehet se po e kalon si një grip të keq.

Por Papakleas nuk është i vetmi drejtor gazete i cili është prekur nga COVID- 19 teksa ditë më parë ishte drejtori i gazetës ‘’To Vima’’ Antonis Karakousis i cili rezultoi të premten e kaluar teksa sqaroi se nuk kishte simptoma.

Greqia ishte vendi i parë në Ballkan i cili u prek nga koronavirusi teksa 387 raste sot janë regjistruar vetëm sot, 11 në gjëndje kritike dhe 5 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb