Nga: LORISA YLLI*
Fenomeni i humbjes së Grida Dumës në Durrës nuk ngjan aspak me ato çështjet që analistët tanë që nuk ndërrohen kurrë në panelet televizive pasqyruan për publikun, përkundrejt realitetit të vërtetë të asaj çka ndodhi apo me fenomenin e përgjithshëm se pse u humbën zgjedhjet nga kandidatët e PD në të gjithë Shqipërinë!
Zgjedhjet në Durrës dallojnë shumë nga të gjitha zgjedhjet e qyteteve të tjera. Shumica drejtuan gishtin ndaj kandidatit të gabuar për Durrësin duke mos pasur në fakt as drejtimin e duhur të kandidatit nga ana e Rilindjes! Gjithmonë kam qenë partizane e lançimit partiak që duhet të vinte nga baza, por Grida Duma nuk ishte as e para as nuk do jetë e fundit që nuk erdhi nga baza strukturore e Partisë Demokratike! Ndaj mendoj se problemi i vërtetë nuk qëndron këtu. Mirë apo keq, të mërzitur apo jo,si pasojë e zhvlerësimit të Partisë Demokratike për qytetarët e Durrësit ku gjithmonë sjellin një kandidaturësurprizë të minutës së fundit e ku gjithmonë arrijnë të mërzisin një pjesë të elektoratit duke i zhgënjyerse pse gjithmonë luhet me Durrësin, ajo që në fakt ndodhi ishtese qytetarët e Durrësit u përshtatën shumë shpejt me Gridën. Ata e panë kandidaturën tonë të vetmin shpëtim dhe shpresëreale të Durrësit! Kjo për të hequr çdo dyshim analitik të këtyre ditëve. Nuk ishte më një betejë mes kandidatësh, por një betejë për të mposhtur të keqen disavjeçare që kishte pushtuar qytetarët.
Çfarë ndodhi realisht në strukturat e Partisë Demokratike të Durrësit? Përgjigja është se struktura nuk pati dhe mos mendoni se kjo ndodhi si pasojë se nuk kishte njerëz që u vetofruan të punonin. Demokratët nuk punojnë kurrë prej individëve pasi të gjithë kemi trokitur vetë në derën e Partisë Demokratike si partia e lirisë, thjesht u përzunë me përbuzje dhe u zëvendësuan me individë që as nuk punuan dhe as nuk kishin dinjitet. A ishte kjo diçka e përgatitur apo e organizuar?! Do doja t’ju thosha shumë që ne humbëm me votë, qytetarët nuk na votuan, kështu do e pranonim dhe më lehtë rezultatin negativ të këtyre zgjedhjeve ku kryetari i bashkisë apo vetë kryetari i rilindjes as nuk skuqet dhe as nuk e vret ndërgjegjja kur vdes 15-vjeçari nga drejtimi i gabuar i kësaj bashkie që vazhdonte të kërkonte votën.
Por nuk dua të zgjatem shumë në drejtimin e gabuar pasi të gjithë e shohim me sy masakrën e Durrësit. Ajo që më shqetëson dhe që vlen për tu shqetësuar është pse nuk u rrëzua Vangjush Dako nga pushteti vendor. Kush e ndihmoi pushtetin e tij të konsumuar?! Qytetarët nuk i mjaftonin për ta mbajtur në pushtet pasi pakënaqësia për drejtimin e tij ishte e prekshme.
Çdo fushatë ka fajtorë.
Në Durrës ka dy fajtorë kryesorë “Agai” i Durrësit dhe “Pashai” që erdhi për direktiva koordinimi! I drejtohem kështu pasi asnjëri nuk bëri detyrën për t’i shërbyer qytetarëve apo forcës politike që ata përfaqësonin me titujt e tyre. Njëri nga forca e zakonit tëtheksuar “dinjitoz” dhe tjetri i deleguar për të koordinuar interesat e dikujt tjetër, jo të kandidatit të djathtë.
Durrësi ishte një nga qytetet ku kishte frymën më pozitive të fitohej nga e djathta. Vetë Vangjush Dako i trembur nga konsumimi i tij, nga mosdija që e karakterizon, vendosi për herë të parë në historinë e tij të bënte fushatë! Fushatën e kujt? E katastrofës që kishte ndërtuar me duart e tij në një qytet ku qytetarët e mallkojnë natë e ditë?!
Ja pra që kjo fushatë ishte shumë e vështirë që të fitohej nga Dako, aq e vështirë sa vetë Rama çdo javë vinte të bënte presion me durrsakët. Vetë Lulzim Basha i shqetësuar nga e gjithë situata vendosi të përkujdesej në mënyrë të veçantë për Durrësin dhe durrsakët duke bërë mbledhje dhe duke dhënë direktivat zgjedhore! Po kujt ia jepte direktivat ‘Pashait’ dhe ‘Agait’ që kurrë nuk vepruan sipas udhëzimeve të tij?!
Durrësi këtë radhë e kishte zgjedhur sloganin e tij me punë dhe dinjitet, por si mund të sillnim devijimin e punës dhe dinjitetit? Nëpërmjet dembelizmit të punës së‘Agait’ dhe duke lënë në një qoshe dinjitetin e ‘Pashait’?! U vendos që në prag zgjedhjesh me përkujdesin më të madh kjo dyshe të sillte një pakënaqësi të madhe ndaj çdo anëtari të Partisë Demokratike në Durrës dhe patjetër që do iu shpjegoj si ndodhi.
Në Partinë Demokratike të Shqipërisëkryetarët e departamenteve u zgjodhën me votë. Në Durrës e mori ‘Agai’ përsipër të anashkalonte kryesinë e t’i përzgjidhte vetë duke rrahur gjoksin se vendoste ai, por nuk mbaron me kaq pasi para se t’i përzgjidhte çdo departament i ishte premtuar 20 personave paralelisht duke sjellë kështu pakënaqësi te pjesa tjetër! Vijoi pastaj fakti që kryesia e partisë të anashkalohej kategorikisht duke mos u njoftuar në mbledhjet elektorale me një shpërfillje totale lajmëroheshin vetëm kryetarët e grupseksioneve, të përzgjedhurit e ‘Agait’ dhe anëtarët e kryesisë dolën komplet jashtë, thua se ishin zgjedhur rastësisht nga 500 anëtarët e Partisë Demokratike, kjo situatë vijoi deri ditën e fundit. Pse ishin kryetarët e grupseksioneve kaq të rëndësishëm? 80% e tyre ishin të përzgjedhurit, misionarë të‘Agait’, suksesi që do na sillte fitoren e padiskutueshme! Gjatë gjithë fushatës kemi pyetur veten si do vijë kjo fitore duke u përzënë njerëzit punëtorë dhe dinjitozë. Me gjithë anashkalimin që iu bë kryesisëpërsëri informuam ‘Pashain’ dhe ‘Again’ për çka po ndodhte në shtabet tona elektorale, njerëz të sigurt u zëvendësonin me njerëz të dyshimtë, puna nuk po ecte pasi ata që punonin i kishin përzënë me përbuzje, po po me përbuzje për të mos e gjetur më derën e partisë, kur dëgjoja me plot gojën s’kanë ç’na duhen njerëzit, ishte thjesht për të vënë duart në kokë dhe akoma më shumë kur nuk dije ku të përplaseshe për të qarë hallin!Lista e këshillit ishte një tjetër pakënaqësi e anëtarësisë që u kthye në qoka dhe pazare ku në fund mbetesh e kënaqur që nuk ishe pjesë e saj, por anëtarët a u ndjenë të frymëzuar për të kërkuar votën? Absolutisht JO.
Problemet vijuan deri ditën e votimit, kisha denoncuar shpesh here faktin se duke u përzënë njerëzit nga shtabet elektorale ditët e fundit nuk do arrinim të plotësonim komisionerët me njerëz të besuar dhe ashtu ndodhi. Pjesa më e madhe e komisionerëve ishin anonimë për anëtarësinë e gjerë apo të identifikuar si persona me bindje politike të kahut të kundërt. E pra, PD në ditën e votimit ishte në ditën më të zezë, nuk kishte më njerëzit që vetë i kishte përzënë, ndërkohë që Basha bënte thirrje për bashkim sa herë vinte e i besuari ‘Pasha’ që kishte ardhur të menaxhonte situatën bënte të kundërtën duke mbështetur ‘Again’ në dëbimin e demokratëve. Nuk do doja kurrë të isha në vendin e kandidates në një situatë të tillë, dita e votimit ishte një tmerr i vërtetë. Ata që kishin rrahur gjoksin se do sillnin fitoren dhe do e bënin pa ndihmën e demokratëve ishin zhdukur, nuk gjendeshin. Informacioni ynë i mbledhur kishte marrë dhenë. Komisionerët të ardhur nga hiçi pritej të verifikonin listën e votuesve ku çuditërisht të gjithë emigrantët kishin ardhur në votim. 2800 personat që u ndaluan me vendim gjykate, jo vetëm që votuan, por votuan nga 5 herë duke kaluar në heshtje komisionerët tanë, disa se s’dinin, disa se e dinin misionin!
Përgjatë gjashtë muajve përgatitje elektorale PD muajin e fundit mbeti e zbrazët, 80 % e anëtarësisë nuk fliste as me ‘Again’, aq më pak me ‘Pashain’ sypërmbysur që nuk i qeshi kurrë fytyra me demokratët apo t’i dëgjonte hallet. Dukej sikur çdo pakënaqësi kishte mbetur të përcillej prag zgjedhjesh. Rebeloheshim teksa po shihnim humbjen para syve, por askush nuk na dëgjonte. Fillim e mbarim ‘Pashai’ tha se ishin gjëra të parëndësishme problematikat tona.
A duhej ta merrte vetë kandidatja situatën e strukturave që ditën kur erdhi? Rezultoi se po, ajo që e penalizoi ishte besimi qëi dha dyshes shkatërrimtare duke mos dashur të përfshihej në strukturat, por të përqendrohej tek qytetari!
Gjatë gjithë fushatës e humbëm buzëqeshjen miqësore të‘Pashait’, por nuk e humbëm ditën kur u shpall rezultati. Tashmë misioni ishte kryer me sukses.

(d.d/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: