DIBËR- Gjendjen e rënduar të rrugës nacionale Milot-Bulqizë e ka komentuar edhe deputeti i qarkut Dibër, Bedri Hoxha. Ky i fundit ka akuzuar instancat qeveritare të cilat e kanë lënë jashtë vëmendjes këtë aks nacional, duke e bërë të kthehet në një rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Sipas Hoxhës, qeveria është përgjegjëse për katandisjen në të cilën ka shkuar vendi ynë. Ai përmendi edhe protestat e vazhdueshme të drejtuesve të automjeteve, por që kanë rënë në vesh të shurdhër.

Nga ana tjetër, Hoxha i bëri thirrje Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto që të marrë masa të menjëhershme, pasi ky aks nacional është kthyer në i pakalueshëm, si asnjëherë më parë.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb