Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë këto kohë, artistja duket se ka qenë e angazhuar me kauza akoma më të rëndësishme.

Së fundmi është mësuar se këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory, një fotografi ku shfaqet me anëtarët e organizatës dhe e shoqëron me mbishkrimin “Gati për rrugëtimin tonë!”.

Së bashku me pjesëtarët e tjerë të organizatës, Tuna do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Për sa i përket muzikës, projekti i radhës për Tunën do të jetë bashkëpunimi që ka realizuar me Dafina Zeqirin. Kjo e fundit zbuloi pak ditë më parë gjithë detjaet nga albumi i saj i ri dhe i surprizoi të gjithë me emrin e Tunës. Dy vajzat kanë lënë pas të gjitha armiqësitë e së shkuarës dhe kanë bashkuar forcat me njëra-tjetrën për një këngë që do mban titullin “Sunny Hill”. Detajet për publikimin e projektit nuk dihen ende, ndaj do të na duhet të presim dhe pak të mësojmë gjithçka rreth tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb