Princi Charles i Britanisë së Madhe dhe bashkëshortja e tij Camilla nisën sot vizitën zyrtare në Jordani, udhëtimi i tyre i parë jashtë shtetit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar.

Ata u mirëpritën nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe mbretëresha Rania në Pallatin al-Husseiniya në kryeqytetin e Amanit.

Më pas, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall shkuan në vendin e pagëzimit, ku Jezusi u pagëzua nga Gjon Pagëzori, i cili ndodhet rreth 50 kilometra në jug perëndim të Amanit, në lumin Jordan.

Gjatë vizitës, Charles do të marrë pjesë në një diskutim ndërfetar, do të takohet me organizatat humanitare që punojnë me refugjatët duke u fokusuar në çështjet mjedisore dhe krijimin e vendeve të punës dhe mundësive për të rinjtë.

Dukesha do të fokusohet në iniciativat për mbështetjen e arsimimit të grave dhe vajzave.

Charles vizitoi për herë të fundit Mbretërinë e Jordanisë në shkurt 2015.

Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla kanë planifikuar të vizitojnë Egjiptin të enjten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: