Tifozët shqiptarë janë kënaqur shumë kur në stadiumin “Jean Bouin” në Paris është luajtur himni i Shqipërisë jo një herë por dy.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar në ndeshjen e së martës mes përfaqësueseve femra të Francës e Shqipërisë, si pasojë e një defekti në qendrën e zërit në stadiumin “Jean Bouin” të Parisit pati një problem me ekzekutimin e himnit vendas. Në vend “Marsejezës” së famshme, në altoparlantët e stadiumit u dëgjuan sërish tingujt e himnit shqiptar, shkruan Panorama.

Pas fishkëllimave dhe hutimit fillestar, tifozët reaguan menjëherë dhe e morën situatën në dorë duke e kënduar “A capella” himnin. Franca e fitoi ndeshjen 6-­0 dhe e mbylli si kryesuese me pikë të plota Grupin 3 për kualifikueset e Kampionatit Evropian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb