Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Dritan Laçi deklaroi se ndryshimet në ligjin për Shërbimin Veterinar ka mangësi dhe ky ngërç është krijuar nga mosndarja e kompetencave teknike dhe ligjore nga Ministria e Bujqësisë.

Laçi tha se numri i diplomimit në UBT varion në 70 studentë në vit, ndërsa problem mbetet numri i ulët i klinikave veterinare.

“Prej vitit 2014 është krijuar nevoja për krijimin e Shërbimit Veterinar, por do doja një ligj të mirëfilltë veterinary pasi gjejmë mangësi në këtë ligj. Jam për një organizim tjetër që do ishte një lloj shkrirje me Autoritetin Kombëtar të Uushqimit. Jemi vend i vogël dhe resurset tona nuk krahasohen me Italinë apo Austrinë, por kur flasim për 400 specialistë veterinerë, nuk duhet të kenë vetëm diplomë por edhe disa standarde.

Numri i klinikave veterinare, mbase pagesat që kanë patur nuk ka qenë aq atraktive për t’u futur në këtë lojë, pasi po të marrim shembullin e Maqedonisë, pagesat që japin sherbimet shtetërore dhe veterinerët janë të lakmueshme. Para 5 vitesh Urdhri Veterinar ishte emergjencë, ishte ndër të fundit që u krijua në Republikën e Shqipërisë dhe u gjet i vetëm dhe jo me shumë mbështetje. Nga mungesa e shoqatave, barra më e madhe i bie urdhrit. Shpresoj që do ketë një hov të Urdhrit të Mjekut Veteriner, por të krijohen organizma në bazë shoqatash që të organizojnë më shumë trajnime. Ka shumë pak përsa i përket shpendarisë, apo në aspektin e agrokulturës, ndaj duhet gjithëpërfshirje të fushave”-tha Dritan Laçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb