TIRANE– Disa minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Selitës në kryeqytet ditën e sotme, ky dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri, policia ka dhënë detajet e para.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se autori i plagosjes është shtetasi Florian M., i cili ka shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja, dhe pas sherrit ka qëlluar me armë.

Nga të shtënat, u plagosën Gjon Pelivani, 27 vjeç, dhe shtetasi R. H. 31 vjeç, u plagos në këmbë aksidentalisht.

Dy të rinjtë janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakq, policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes.

Informacion paraprak
Më datë 16.02.2018, rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R. H., 31 vjeç dhe Gj.P. 27 vjeç., të dy jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht pë kapjen e tij.

Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb