13 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Familjaret e Ziver Veizit kanë kryer homazhe pranë varrezave ku prehet familjari i tyre. Edhe pse kanë kaluar 13 vite nga ajo ditë, familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre. Ata kërkojnë njëzëri drejtësi në SPAK.

Asim Banushi, ish-protestues dhe kryetar i PS në Libohovë, tha se presin që drejtësia të flasë. “Shpresonim se do të gjenim drejtësi. Te ajo protestë gjetëm një kundërshtim të ashpër të pushtetit të asaj kohe.

Ne nuk besonim se do të arrinim në një ngjarje të tillë, me 4 viktima të demokracisë. Drejtësia duhet të flasë, jo për ne, por për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt shokët që ranë për demokracinë.”, tha Banushi për gazetaren Brikena Metaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: