NGA ARTAN FUGA*

Çfarë? Ministri Shkëlqim Cani paska thënë se edhe TVSH, taksat, do t’i mbledhë me një kompani private???

Çfarë? Ai guxon të zhveshi shtetin nga funksioni më i parë si ai i mbledhjes të taksave???

Nuk është e vërtetë kjo, nuk ka sesi, mos e teproni me hamendjet tuaja në rrjetet sociale që po prishin imazhin e atdheut !!!

Nuk e besoj kurrë po nuk e dëgjova me veshët e mi. Por, edhe po e dëgjova nuk do ta besoj, do të them se më bëjnë veshët, jam në gjumë dhe shoh ëndërr makthi, ose e kanë droguar…

Nuk e bën këtë ai. Jep dorëheqjen dhe këtë s’e bën. Është i majtë me dinjitet ai…

Se po i hoqëm shtetit edhe funksionin e mbledhjes të taksave, çfarë na duhet më shteti pastaj?

Kështu si po vjen puna, shteti si roje nate, edhe këtë po e tejkalojnë, ne së shpejti do t’u delegojmë kompanive private edhe disa funksione të tjera të njeriut si masturbimin, marrjen frymë, jashtëqitjen, dhe ca të tjera për ata që kanë dashnore!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: