Kylian Mbappé nuk e priste të përjetonte një situatë të turbullt në startin të sezonit. Dukej e gjitha mrekulli kur rinovoi sa i përket hierarkive në ekip.

Pakënaqësia e Mbappe ka një emër shumë specifik: ai i Neymar, i cili në ndeshjen e fundit të fituar me rezultatin 5-2 në “Parce des Princes” ndaj Montpellier, i hoqi topin në momentin e ekzekutimit të një penalltie, pasi vetë kishte humbur tentativën e mëparshme nga pika e bardhë.

Një episod që ndihmoi për të thelluar distancën mes të dyve dhe mbi të gjitha zhgënjimin e Mbappe, i bindur se me rinovimin do të bëhej përfundimisht lideri i skuadrës pariziene.

Ndikimi i Neymar brenda dhomave të zhveshjes është ende i lartë, prandaj përbën bezdi të madhe për një yll që ndjen se i kanë prerë krahët. Mbappe shihet krejtësisht i palidhur me manovrën sulmuese të PSG.

Neymar ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asist në kampionat, shto këtu edhe dopietën në Superkupë dhe u ka mbyllur gojën të gjithëve me paraqitjet në fushë. Tani asnjë nuk flet për largimin e tij, por për sjelljen e Mbappe, i cili nuk afrohet as me Messin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb