Fabian Ruiz, mesfushori i PSG-së, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së Champions League kundër Real Sociedad.

“Presion? Ne nuk mund ta kontrollojmë atë që ndodh jashtë, por brenda mund t’ju siguroj se jemi të qetë. PSG duhet të jetë prezente në të gjitha garat. Ne po punojmë për të përparuar, por nuk e ndjejmë presionin për të fituar Champions. Ne duam ta arrijmë si objektiv, ashtu si duan të gjitha skuadrat, por nuk ndjejmë ndonjë presion apo detyrim të veçantë”.

Siç ju thashë jemi mjaft të qetë, përpiqemi të mos stresohemi. Kemi shumë dëshirë dhe shumë entuziazëm, ne përpiqemi që të bëjmë gjithçka që thotë trajneri… E rëndësishme është të jemi gati. Ne do të duhet t’i bëjmë gjërat më mirë se ata, të jemi të fokusuar për 90 minuta” – Tha Ruiz.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: