Nga ZONJA KATERINA
Përberësit
2 fileto pule / 4 kofsha
Lëngu dhe cipa e 1 portokalli
3 lgj salcë soje
1 ls sheqer kaf / bardhë
1 koncentrat pule
1 gotë ujë
2 ls miell, piper i zi
3 lgj vaj vegjetal

Për servirje: Oriz, majdonoz, portokall i filetuar

Pergatitja
Presim filetot e pulës në feta të holla. I pudrosim mirë me miell dhe i kalojmë në një tigan me vaj të kaurdisen për 3-4 minuta. Shtojmë më pas cipën dhe lëngun e 1 portokalli, salcën soja, sheqerin, piperin e zi dhe 1 gotë buljon. E lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 10-15 minuta.

Ndërkohë përgatisim pak oriz për servirje të cilin e shërbejmë me pak majdanoz dhe me pulën me salcë portokalli si dhe me një portokall të filetuar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb