Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë me një mesazh të fortë këtë mëngjes. Përmes një statusi në Facebook, i pari i Shtetit thotë se puna e 61 bashkive në vend duhet të përqendrohet në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo për të kapur vota me pahir e presione.

Presidenti këshillon të mos keqperdoren taksat e qytetarëve për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.

STATUSI I PLOTË
Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.
Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.
Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.
Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.
Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të perqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb