Mediat serbe kanë zbuluar se kush është kandidati më serioz për të zëvendësuar Ana Bërnabiç si kryeministër i vendit në qeverinë e re të Aleksandër Vuçiç.

Danas raporton se bëhet fjalë për ministrin e Financave Sinisa Mali.

“Është e vërtetë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se janë katër kandidatë për postin, dy prej të cilëve janë të njohur për opinionin, dy jo dhe në mesin e tyre ka edhe ekspertë jopartiak, por duket se në këtë moment ministri Mali është në prag të bërjes kreu i qeverisë së re”, raporton Danas, duke cituar një burim nga qeveria aktuale.

Sipas gazetës, informacionet janë se ai tashmë po shkruan një ekspoze, por derisa të mbarojnë konsultimet në SNS dhe më gjerë dhe derisa presidenti Aleksandar Vuçiç të marrë një vendim përfundimtar, është e vështirë të thuhet me siguri se kush do të të jetë kryeministri i ri”.

Në garë është edhe kryeministrja aktuale Ana Bërnabiç./ INA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb