Ditën e sotme (datë 30 gusht 2021) kanë hyrë në fuqi masat e reja të anti-COVID në Kosovë.

Kjo ka sjellë një fluks të shtuar në pikën kufitare të Morinës. Qindra udhëtarë nuk janë lejuar të futen për në Kosovë, pasi tanimë kërkohet që të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi dhe test COVID negativ.

Në shenjë proteste, disa qytetarë shqiptarë, kanë bllokuar me makinë pikën hyrëse, sepse nga krahu tjetër, qytetarët nga Kosova në drejtim të Shqipërisë lëvizin lirisht. Është nevojitur ndërhyrja e policisë që ata të hapnin rrugën.

Kujtojmë që shkak i shtrëngimit të masave nga qeveria e Kosovës u bënë shifrat e larta të infektimeve dhe ato të vdekjeve nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb