Më në fund “tym i bardhë”. Leao-Milan mbyllet me një fund të lumtur pas afro 1 viti negociatash. Sulmuesi portugez firmosi një kontratë deri në 2028 nga ku do të përfitojë 5,1 milionë euro në sezon, plus bonuse. Në kontratën e re, Milan arriti t’i vendos Leao-s klauzolën që dëshironte, 175 milionë euro, kjo është shuma që duhet të paguaj çdo skuadër që dëshiron kartonin e Leao-s. Ylli portugez do të marrë fanellën me numrin 10 nëse largohet Diaz:

350983269 264553996128281 3632566306149225473 N
350983269 264553996128281 3632566306149225473 N

“Jam shumë i lumtur pasi është ajo që dëshiroja. Arritëm të gjenim akordin për të vijuar historinë këtu, Milani është shtëpia ime. Me këtë besim që më ka dhënë Milani mund të arrij në majë, të fitoj dhe të bëj gjëra të mëdha. Trajneri Pioli më ndihmoi të përmirësohem, të rris nivelin tim, të bëj diferencën, ndërsa Ibrahimovic është për mua vëllai i madh, më ka ndihmuar shumë në aspektin mental. Momenti më i bukur në karrierë ka qenë festimi i titullit kampion. Të shihja Duomo-n të veshur kuqezi ishte gjëja më fantastike”, u shpreh ndër të tjera Leao për faqen zyrtare të klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: