Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Belind Këllici theksoi se sa herë që ka kërkesa për interperlancë gjendet një arsye nga mazhoranca për t’i rrëzuar.
Gjithashtu ai akuzoi qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në vendin e pastrimit të parave. Po ashtu theksoi se kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje ish-drejtoreshës së AKSHI-t, por ajo rezultoi me 4 vila.
“Kryeministri në 8 muaj ka qenë në sallë vetëm 2 herë. Sa herë ka kërkesa për Interpelancë, gjendet një arsye dhe nuk bëhet. Mund të jeni e vetmja qeveri në botë që nuk dëshironi të flisni për arritjet tuaja se krenoheni që bëni punë. Doja të flisja për AKSHI, keni një shembull nga Greqia ku 12 deputetë iu hoq imuniteti sepse dyshohen të përfshirë nga korrupsion…Ndërsa në Shqipëri flitet për arritje imagjinare. Duhet përgjegjësi të flasësh në këtë formë. Shqipëria është kthyer në vendin kyç të pastrimit të parave. Kryeministri ka bërë avokatinë e Mirlinda Karcanaj është e pastrehë, por doli me 4 vila dhe shofer privat”, tha ai.
