Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë ku inspektoi sot kantierin e ndërtimit të 405 apartamenteve me njësi shërbimi, shkolla të reja dhe hapësira të gjera publike.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë inspektim nga kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera.
Rama pa nga afër komplekset e pallateve të ndërtuara ku do të strehohen familjet që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryebashkiaku i Vorës, Shera u shpreh se, “pas fazës së dytë të shpronësimeve nisëm fillimisht me shembjet sepse ndikonte infrastruktura që pengonte zhvillimin e këtyre komplekseve. Më tutje kemi shkollën e rindërtuar 9-vjeçare. Ndërkohë, po shkolla e mesme “Isa Buletini” është drejt përfundimit, besoj nga dhjetori përfundon. Kemi dhe kopshtin publik dhe infrastrukturën arsimore në Vorë e kemi të zgjidhur.. Janë të gjitha të reja për efekt të rindërtimit”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeministri u shpreh se në Vorë ka pasur problematika të mëdha si pasojë e mbivendosjeve të pronësive. “Sa vuajtëm këtu me këto mbivendosje, me këto poshtërsira, çfarë historie”, tha Rama.

Më pas kryeministri inspektoi edhe Bulevardin e ri në Vorë, i cili lidh kompleksin e pallateve me shkollën.

Rama kërkoi që në këtë rrugë, e cila do të jetë automobilistike, të ketë gjelbërim pasi krijon disiplinim në trafik.

Rama vizitoi edhe shkollën 9 vjeçare, e cila ka 751 nxënës, të cilët filluan dje mësimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb