Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për zbardhjen e atentatit në Rinas dhe duke pretenduar se disa operacione të Policisë janë dekonspiruar.

I ftuar në emisionin ‘Minuta e parë’ në News24 me Ola Brukon se Rama shkoi në Amerikë për të takuar Taualant Ballën, se vetëm me atë nxori foto.

“Ka një sërë operacionesh që janë dekonspiruar. Përse nuk u kapën atentatorët e Rinasit? Ergys Agasi informonte krimin për operacionet e policisë. Të shkosh në Amerikë dhe të takosh Taulant Ballën! Se ku janë takimet. Vetëm Taulantin takoi. Me atë bëri foto. Kur ishte ky në New York, nuk hapje dot frigoriferin, se të dilte kryeministri. Rama presion drejtësisë sepse hetimet të çojnë tek ai. Kryeministrin nuk e mbajnë gjunjët”, deklaroi Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: