TIRANE- Emërohet drejtori i ri teknik i OSHEE, i propozuar nga Partia Demokratike. “BalkanWeb” mëson se sot kryeministri Ed Rama firmosi emërimin e Haki Mustafës, i cili do të jetë dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Po ashtu, bëhet e ditur se Mustafa dikur ka qenë kreu i Njësisë Bashkiake nr. 11 në Laprakë.

Ky është drejtori i katërt teknik që kreu i qeverisë firmos, pas marrëveshjes së lidhur me liderin e PD-së, Lulzim Basha më 18 maj. Përveç disa drejtorive, PD mori të drejtën që të propozojë dhe 6 ministra teknikë, përfshi dhe zëvendëskryeministrin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: