Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Italisë.

Ekipi turk ishte në pozicion më mbrojtës në 45 minutat e para, duke pastruar topin nga zona e tyre e rreptësisë.

Italia nga ana tjetër ishte më këmbëngulëse, në kërkim të një goli, që do të zhbllokonte edhe sfidën e parë të “Euro 2020”.

Në këtë sfidë, nuk kanë munguar edhe rastet për shënim. Italia kishte disa të tilla, ndërsa Turqia tentoi të befasojë nëpërmjet kundërsulmeve.

Në fund të pjesës së parë, një lojtar turk preku topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri nuk akordoi penallti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: