Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për kaosin e krijuar në Kuvend gjatë javëve të fundit, ku u ndal te reagimet e ambasadave amerikane dhe britanike lidhur me këtë situatë.

Murati u shpreh se reagimet nga ndërkombëtarët reflektojnë realitetin, ndërsa shtoi se qëndrimi tyre është i ftohtë dhe i baraslarguar. Kjo pasi bëjnë thirrje për kthim në normalitete në jetën parlamentare për të dyja palët, opozita dhe mazhoranca.

“Reagimet reflektojnë atë që është realiteti. Flasin për një gejndje anormale, edhe pse nga pikëpamja formale vazhdon dhe miratohen akte. Është një qëndrim i ftohtë dhe i baraslarguar nga të dyja palët. Parlamenti ka një rol multifunksional, ku një prej tyre është debati politik. Gjatë javëve të fundit kem i pasur seanca formale ku miratohen akte, por nuk ka debat politik. Të dyja ambasadat na bëjnë thirrje për kthim në normalitet në jetën parlamentare.

Opozita ka vendosur të radikalizojë aksionin e saj, duke mos përjashtuar dhe grevën e jurisë. Ndërhyrja e ambasadorëve është e mirëpritur. Një parlament me funksione të gjymtuara nuk është në interes të Shqipërisë. E sigurt është që asgjë nga këto nuk është në interes të popullit shqiptar. Ne kemi hapur negociatat për në BE dhe kjo situatë nuk është aspak e përshtatshme. Stabilitetit politik është një nga detyrat kryesore për anëtarësim.

Deklarata e ambasadorëve për mua, me gjithë respektin janë pak të vonuara. Nëse ne do ishim një ven i ‘pjekur’ në demokracinë tonë, s’do ishte e nevojshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve.”, u shpreh Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb