Real Madrid dhe Manchester City janë dy gjysmëfinalistet e tjera të Champions League. Pretendentet nuk kanë gabuar në ndeshjet e dyta duke marrë rezultate pozitive.

Në ‘Anfield Road’ nuk u prodhua asnjë gol, teksa Real kalon falë fitores 3-1 në Spanjë.

Nga ana tjetër, Dortmund në Gjermani kaloi e para në avantazh me supergolin e 17-vjeçarit anglez Jude Bellingham, por në pjesën e dytë të besuarit e Guardiolas përmbysën gjithçka me penalltinë e Mahrez dhe golin e Foden.

Tashmë në gjysmëfinale janë dy skuadra angleze Chelsea dhe Manchester City, një spanjolle Real Madrid dhe një franceze PSG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb