Lucas Hernandez do të luajë për Bayern Munich nga janari i ardhshëm, teksa për shërbimet e lojtarit, bavarezët kanë mposhtur në këtë garë Real madridin dhe Manchester Unitedin.

Për Lucas, Real Madridi ishte interesuar edhe në vitin 2017, por  Diego Simeone e kishte bindur lojtarin të qëndronte. Por, ”Los Blancos” nuk u dorëzuan dhe tentuan transferimin e tij edhe verën e kaluar.

Përgjigjja ishte e njejtë, teksa Lucas refuzoi edhe ofertën e Manchester United. Klubi anglez kishte ofruar 80 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, por ai vendosi të mbetej në kryeqytetin spanjoll. Megjithatë, Bayerni tashmë i ka mposhtur të dyja klubet në garë me ofertën e tyre.

Klubi gjerman i ka treguar projektin premtues lojtarin, të cilin ai e ka pranuar. Kjo është pjesë e projektit që skuadra gjermane ka filluar të mendojë. Bëhet fjalë për një riformatim të ekipit. Gjigandët gjerman do të paraqesin nga 1 janari një ofertë prej 80 milionë eurosh, aq sa është klauzola e tij.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb